Tifozët e Anglisë mendojnë se një lojtar ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për kombëtaren pas humbjes në finale të Euro 2024 ndaj Spanjës.
‘Tre Luanët’ përfunduan sërish të zhgënjyer të dielën në Berlin, duke humbur me rezultat 2-1 pas golave të Nico Williams dhe Mikel Oyarzabal.
Kjo humbje ishte e dyta radhazi në një finale të Kampionatit Evropian, pasi kujtojmë që në Euro 2020, Anglia ishte mposhtur nga Italia pas ekzekutimit të penalltive.
Pa dyshim tani do të ketë një analizë të gjerë për të kuptuar se çfarë nuk shkoi mirë, duke përfshirë edhe pozitën e përzgjedhësit Gareth Southgate që është në dyshim pas pothuajse tetë viteve në krye.
Pyetjet në lidhje me disa prej lojtarëve të Anglisë nuk do të jenë të nevojshme, duke marrë parasysh se pjesa më e madhe e tyre vetëm sa kanë nisur karrierën e tyre.
Por tifozët mendojnë se reagimi i njërit prej lojtarëve veteranë pas përfundimit të ndeshjes do të thotë shumë.
Kyle Walker u pa në lot pas përfundimit të ndeshjes, teksa ylli i Manchester Cityt po fshinte lotët me fanellë. Ai gjithashtu u pa thjesht duke vështruar nga larg pas ndeshjes, me një pjesëtar të stafit që mundohej ta ngushëllonte.
kyle walker crying INJECT ITTTTT pic.twitter.com/CI4GneyK1k
— 🕸 (@766ies) July 14, 2024
Dhe shumë tifozë kanë nisur të mendojnë se ky reagim i tij do të thotë se Euro 2024 ka qenë mundësia e tij e fundit që ta fitojë një trofe me Anglinë.
Një tifoz tha: Kyle Walker po largohet 100 për qind nga kombëtarja gjatë muajve në vazhdim.
Një i dytë tha: Definitivisht mund të shohë se Kane dhe Walker do të pensionohen nga kombëtarja.
Një i tretë shtoi: Sipas meje, Kyle Walker do të pensionohet nga kombëtarja./Telegrafi/