Site icon Telegrafi

Tifozët mendojnë se Messi ka sy edhe në pjesën e pasme të kokës pas një pasimi të pashpjegueshëm për Mbappen

Pasimi i Lionel Messit për Kylian Mbappe ka nevojë për shpjegim, me tifozët që mendojnë se shtatë herë fituesi i Topit të Artë i ka sytë në pjesën e pasme të kokës.

PSG udhëton në Lille këtë fundjavë dhe shpreson të bëjë tri fitore nga tre ndeshjet e para të sezonit në Ligue 1, pas fitoreve me shumë gola ndaj Clermont dhe Montpellier.

Dhe Messi, i cili u la në mënyrë të diskutueshme nga lista e ngushtë e Topit të Artë të France Football pas një sezoni të parë të qetë në kryeqytetin francez, dukej veçanërisht i mprehtë në një seancë stërvitore të fundit.

Lexo po ashtu Messi e ka të qartë të ardhmen e tij mes thashethemeve që e lidhin me një rikthim te Barcelona

Kapiteni i Argjentinës u lidh me Mbappe dhe prodhoi absolutisht magji në një lojë të vogël brenda stërvitjes.

Mbappe e gjeti Messin në një hapësirë ​​të ngushtë dhe po bërtiste “LEO!” ndërsa ai e gjeti si me magji, duke asistuar.

Megjithatë, ishte e ndërlikuar, me mbrojtësit, përfshirë Sergio Ramosin, që ia mbulonin pamjen argjentinasit.

 

Por, Messi si Messi thjesht e dinte se ku ishte dhe nuk është hera e parë që ylli argjentinas bën këso asistime.

Messi ka qenë i njohur për skanimin përpara se të merrte topin për t’u siguruar që ai ka opsione në dispozicion, por ky pasim gjenial u luajt me telepati të plotë.

Mbappe bëri një prekje dhe më pas shënoi në portën e Gianluigi Donnarumma. Dhe tifozët mbetën të mahnitur nga vizioni i shfaqur nga Messi. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version