Site icon Telegrafi

Tifozët mblidhen në Nantes dhe në Cardiff për nder të Emiliano Sala

Emiliano Sala dhe nderimet për të (Foto: Twitter/SPORTbible/Indy Football)

Tifozët e Nantes dhe të Cardiff Cityt janë mbledhur të martën mbrëma për nder të Emiliano Sala, futbollistit të zhdukur argjentinas.

Sulmuesi 28-vjeçar po udhëtonte me një aeroplan të vogël nga Franca për në Angli, ndërsa aeroplani e ka humbur kontaktin derisa ishte duke fluturuar mbi Channel Islands (ishujt e La Manche).

Ekipet e kërkim-shpëtimit nuk kanë arritur të gjejnë gjurmë të të zhdukurve, ndërsa i kanë pezulluar kërkimet deri në mëngjesin e të mërkurës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për futbollistin e zhdukur, Emiliano Sala

Dhe derisa thuhet se gjasat për mbijetesë janë shumë të vogla, tifozët e Sala, edhe ata nga ekipi i vjetër, edhe ata nga ekipi i ri, janë mbledhur në qytetet respektive, për ta nderuar futbollistin.

https://twitter.com/DIRECTPO/status/1087778176129003520

Tifozët e mbledhur në Nantes nuk janë ndalur me nderimet e tyre për Sala. Ata janë grumbulluar në qendër të qytetit për të shprehur mbështetjen e tyre për lojtarin dhe familjen e tij.

Të martën mbrëma edhe tifozët e Cardiff Cityt janë mbledhur në afërsi të stadiumit të klubit duke lënë lule dhe gjësende tjera për nder të lojtarit që akoma nuk është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Në ndërkohë, klube të shumta futbolli, si edhe individë të njohur nga bota e këtij sporti, kanë reaguar me shpresën të dëgjojnë lajme pozitive nga ekipet që po e kërkojnë aeroplanin e zhdukur që e bartte futbollistin. /Telegrafi/

Exit mobile version