El Hadji Diouf u shfaq shkurtimisht gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes mes Anglisë dhe Senegalit në Kampionatin Botëror dhe shikuesit u mahnitën nga fiziku i ish-lojtarit të Ligës Premier.
Tani në moshën 41-vjeçare, Diouf ishte pjesë e stafit të Senegalit në turneun ndërkombëtar, duke punuar si ndihmës trajner.
Një fytyrë e njohur për tifozët anglezë të futbollit, Diouf shkaktoi shumë polemika gjatë kohës së tij në Britani, ku luajti për Liverpoolin, Bolton Ëanderers, Sunderland, Blackburn Rovers, Rangers, Doncaster Rovers dhe Leeds United midis viteve 2002-2014.
Dy herë futbollisti afrikan i vitit, i cili u emërua në ekipin me yje të Kampionatit Botëror të vitit 2002, nuk mbahet mend me dashuri nga të gjithë në Angli – veçanërisht nga ata që lidhen me Liverpoolin, duke përfshirë Steven Gerrardin dhe Jamie Carragherin.
Në autobiografinë e tij të vitit 2015, Gerrard tha për ish-bashkëlojtarin e tij në Anfield: “Më dukej se Diouf nuk kujdesej për futbollin dhe për Liverpoolin”.
Një vit më vonë, në ditën kur Gerrard doli në pension, Diouf shpërtheu ndaj legjendës angleze në TV francez, duke komentuar: “Kur mbërrita, i tregova (Gerrardit) se ai nuk ishte asgjë. Ai nuk ishte asgjë”.
Diouf nuk mund të rezistonte për të bërë një tjetër goditje ndaj Gerrardit në ndeshjen e fazës së 16-të të së dielës midis Senegalit dhe Anglisë.
Duke folur për mënyrën se si qasja e Anglisë ka ndryshuar nën Gareth Southgate, Diouf u citua nga The Guardian të ketë thënë: “Ata të gjithë kopjojnë – kombëtaren gjithashtu – Pep Guardiolan dhe Man Cityn. Ata luajnë në të njëjtën mënyrë: duan topin dhe shënojnë shumë gola dhe luajnë tiki-taka”.
“Lojtarët mund ta bëjnë gjithashtu, ata kanë një ekip të mirë dhe një shpirt shumë të mirë ekipor. Nuk është si koha e Steven Gerrard dhe Frank Lampard – të dy nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin – ka të bëjë me shpirtin e ekipit dhe Gareth Southgate bëri një punë të shkëlqyer”, vazhdoi ai.
Great, Diouf on my TV! Devalued my tele now. 🛎️ 🔚 pic.twitter.com/x8kHfwUXRe
— Jay Pearson (@JimmyCully) December 4, 2022
Padyshim që Gerrard po e ndiqte ndeshjen e së dielës dhe madje ai duhet të ketë qenë i befasuar kur pa Dioufin me një pamje të tillë në mes të pjesës së parë.
Duket se ai nuk po i ndahet palestrës që nga pensionimi i tij nga futbolli në vitin 2015. /Telegrafi/
La leyenda. El Hadji Diouf. #LaCasadelFútbol pic.twitter.com/fjEJm4c6Pq
— Fútbol en Movistar Plus+ (@MovistarFutbol) December 4, 2022
El Hadji Diouf & Harry Kane
#ENGSEN
#FIFAWorldCup pic.twitter.com/0xFraScvBb— H (@HQpcrt) December 4, 2022