Site icon Telegrafi

Tifozët mbesin jashtë stadiumit, shtyhet ndeshja e Arsenalit me Nottingham Forest

Ndeshja e javës së parë të Ligës Premier mes Arsenalit dhe Nottingham Forest është shtyrë për 30 minuta.

Arsenali do të takohet me Nottingham Forest në stadiumin Emirates, me ndeshjen që pritej të fillonte nga ora 13:30.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar në rregull dhe ndeshja është detyruar të shtyhet.

Shtyrja e ndeshjes për 30 minuta ka ardhur për shkak të dështimit të sistemit të tiketave elektronike, duke bërë që mbi 30 mijë tifozë të mbesin jashtë stadiumit.

Njoftimin e shtyrjes së ndeshjes e ka bërë zyrtar edhe vet Arsenali me anë të faqes zyrtare.

“Përditësim: Ndeshja e kësaj pasdite me Nottingham Forest do të fillojë në orën 14:00, për shkak të vonesave në rampat hyrëse”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version