Site icon Telegrafi

Tifozët maqedonas përleshen në Shtip, publikohen pamjet

Gjatë ditës së sotme tifozët e klubit të KF Bregallnicës (Shtip) dhe të KF Tikveshit(Kavadar) sot në Shtip janë përleshur fizikisht mes vete.

Edhe pse ndeshje mes dy klubeve luhej pa tifozë, megjithatë tifozët ‘Falanga’ dhe ‘Lozari’ u përleshën ndërmjet veti në praninë e policisë.

Sipas informacioneve, ka disa të lënduar nga përleshjet e sotme.

Nga MPB paralajmërojnë se do të parashtrohen kallëzime penale për pjesëmarrësit e incidentit./Telegrafi/

Exit mobile version