Telegrafi

“Tifozët, lojtari i 12-të në fushë”

Marcelo ka falënderuar tifozët e Real Madridit për faktin që kanë qenë lojtari i 12-të në fushë në fitoren prej 3-0 ndaj Wolfsburgut në Ligën e Kampionëve të martën.

Hettriku i Ronaldos e zhvleftësoi dygolëshin e ekipit Gjerman në Gjermani javë më parë.

“Ishte mbrëmje fantastike. Tifozët ishin fenomenalë dhe pa ta ne nuk do ta kthenim këtë deficit”.

“Ishte ndeshje e vështirë. Në Ligën e Kampionëve, patjetër që vuani”.

“Asnjë ekip nuk shkon në gjysmëfinale pa vuajtur. Ne kemi luajtur mirë dhe kemi treguar veten. Ronaldo është i madh”, u shpreh Marcelo. /Telegrafi/