Telegrafi

Tifozët kundërshtarë të Arsenalit tallen me Xhakën (Foto)

Granit Xhaka ishte figura tragjike e ndeshjes Zvicër – Poloni, pasi ishte i vetmi që e humbi penalltinë, duke ndikuar në eliminimin e “helvetëve”.

Pasi dështoi të shënonte ndaj Polonisë nga penalltia, Granit Xhaka është shndërruar në objekt talljeje nga tifozë të shumtë.

Mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e Arsenalit nga sezoni i ri, ndërsa tifozët e skuadrave rivale të “Gunners”, i kanë filluar talljet me të.

Ka pasur edhe nga tifozët e Arsenalit që kanë thënë se Xhakës nuk do t’i lejohet të shënojë penallti te skuadra e tyre.