Telegrafi

Tifozët kundërshtarë brohoriten emrin e Messit pas golit magjik me gërshërë

Lionel Messi është një futbollist aq i madh saqë ndonjëherë edhe kundërshtarëve iu duhet të qëndrojnë në këmbë dhe ta duartrokasin gjenialitetin e tij.

Ylli i Paris Saint-Germain krijoi një tjetër moment magjie të shtunën mbrëma teksa skuadra e tij mposhti Clermontin në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit të ri të Ligue 1.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë shënoi një gol të bukur me një goditje me gërshërë duke vulosur fitoren 5-0 për kampionët francezë.

Lexo po ashtu Messi e Neymar shkëlqejnë, PSG shkatërron Clermontin

Kjo erdhi pasi ai kishte shënuar tashmë më herët golin e parë personal dhe kishte asistuar një gol tjetër për Neymarin.

Nuk ishin vetëm tifozët e PSG-së që u mahnitën nga performanca e përgjithshme e yllit argjentinasit.

Pasi ai shënoi golin e tij të bujshëm akrobatik, tifozët vendas të Clermont duartrokitën sulmuesin dhe brohoritën emrin e tij në tribunë.

Lexo po ashtu Messi është në top formë – këtë e konfirmon super goli me gërshërë i shënuar pas pranimit të topit me gjoks

Të tjerët iu përulën Messit si shenjë respekti për argjentinasin.

Goli i yllit të PSG-së ka marrë vlerësime të mëdha edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/