Lionel Messi është një futbollist aq i madh saqë ndonjëherë edhe kundërshtarëve iu duhet të qëndrojnë në këmbë dhe ta duartrokasin gjenialitetin e tij.
Ylli i Paris Saint-Germain krijoi një tjetër moment magjie të shtunën mbrëma teksa skuadra e tij mposhti Clermontin në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit të ri të Ligue 1.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë shënoi një gol të bukur me një goditje me gërshërë duke vulosur fitoren 5-0 për kampionët francezë.
Kjo erdhi pasi ai kishte shënuar tashmë më herët golin e parë personal dhe kishte asistuar një gol tjetër për Neymarin.
Nuk ishin vetëm tifozët e PSG-së që u mahnitën nga performanca e përgjithshme e yllit argjentinasit.
Pasi ai shënoi golin e tij të bujshëm akrobatik, tifozët vendas të Clermont duartrokitën sulmuesin dhe brohoritën emrin e tij në tribunë.
Të tjerët iu përulën Messit si shenjë respekti për argjentinasin.
Goli i yllit të PSG-së ka marrë vlerësime të mëdha edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/
There is no player that can make away fans chant a rival's player's name at their own stadium, but Messi. pic.twitter.com/zHHMl8YypD
— Galu 🇦🇷 (@PSGalu) August 6, 2022