Telegrafi

Tifozët i kthejnë shpinën Barcelonës: Vetëm 37,278 në Camp Nou!

Numri i tifozëve të pranishmëve në ‘Camp Nou’ kishte qenë shqetësim gjatë sezoneve të shkuara, por COVID-19 dhe kufizime kishte ofruar një shpjegim, ndërsa në El Clasico kishte 86 mijë.

Megjithatë, është e vërtetë që kishte pothuajse 15,000 bileta të pashitura për El Clasico, zakonisht një ndeshje që shiten gjithmonë të gjitha biletat, ndërsa kundër Alaves, pjesëmarrja ishte vetëm 37,278.

Është frekuentimi më i ulët, edhe pse klubi ofroi zbritje me gjysmë çmimi për biletat pas ndeshjeve kundër Valencias dhe Dinamo Kievit që sollën turma nën 50 mijë tifozë.

 

Kishte shumë shi në Barcelonë të shtunën, por shiu u ndal nga pasditja.

Klubi e kupton se pandemia dhe rikthimi i ngadaltë i turizmit është arsyeja kryesore e mungesës së tifozëve të pranishëm.

 

Nuk mund të mohohet se skuadra nuk është në më të mirën e saj, pasi figurat e profilit të lartë si Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe Luis Suarez janë larguar që të gjithë. /Telegrafi/