Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, tha se kjo ishte më shumë një revoltë e tifozëve. “Ishte një revoltë e tyre, por pavarësisht kësaj mendoj se tifozët treguan kulturë të lartë të animit, si dhe kulturë sportive”, tha i pari i futbollit të Kosovës për Arenën, duke mos dhënë garancinë nëse takimi i radhës do të luhet me simbolet e Kosovës dhe himnin. “Për këtë vendos Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s dhe Blateri”.
Sa i përket lojës, Vokrri ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve, duke thënë se ata u rikthyen mirë pas humbjes me rezultat të lart nga Turqia (6:1). “Ishte lojë e mirë. Pas destabilizimit që patëm me humbjen nga Turqia, lojtarët u rikthyen mirë. Patën një angazhim dhe paraqitje të mirë ndaj një kundërshtari të fortë sic është Senegali. Lojtarët u këndellën për tri ditë dhe treguan maturi, pavarësisht humbjes e cila ishte e pritshme”. /Tribuna/Telegrafi/