Telegrafi

Tifozët kërkuan largimin e menjëhershëm nga klubi pasi qeshte në fund të ndeshjes me Lewandowskin – vjen reagimi nga Clement Lenglet

Clement Lenglet ka qenë lojtari më i kritikuar te Barcelona nga tifozët e saj pas humbjes 3-0 nga Bayerni.

Mbrojtësi francez në fund të ndeshjes është parë duke qeshur me sulmuesin mysafir Robert Lewandowski dhe kjo sjellje nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve katalunas.

Reagimet e tifozëve të Barcelonës në rrjetet sociale kanë qenë shumë të ashpra në drejtim të francezit, ku shumica nga ta kanë kërkuar shitjen e menjëhershme të tij.

Nuk ka vonuar dhe ka ardhur sot reagimi nga mbrojtësi francez në profilin e tij zyrtar në Instagram.

“Dua të dërgoj një mesazh për fansat katalunas. Fillimisht, jam i pikëlluar për rezultatin e djeshëm, ky klub meriton më shumë dhe ne nuk kemi mundur ta arrijmë objektivin”.

“E dyta tregon një fotografi timen në të cilën jam duke buzëqeshur me Lewandowskin, për diçkaqë sapo kishte ndodhur në atë moment. Është një reagim specifik që në asnjë mënyrë nuk pasqyron ndjenjën time për rezultatin”.

“Vlerat e mija janë të padiskutueshme dhe kushdo që më njeh e di përkushtimin dhe dashurinë time për profesionin tim, për Barçën dhe veçanërisht për tifozët e saj”.

“Nuk do të kisha kurrë një reagim të tillë për diçka që më dhemb kaq shumë që nga dje. Sot jemi shumë të trishtuar, por tani kemi një mision: ta kthejmë Barçën aty ku e meriton”, ka shkruar Lenglet. /Telegrafi/