Site icon Telegrafi

Tifozët kërkojnë shkarkimin e Fatih Terimit!

Turqia do të takohet sot me përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018 në stadiumin Antalya Arena.

Kombëtarja turke ka vetëm dy pikë, përkatësisht një më shumë se përfaqësuesja kosovare pas tre ndeshjeve.

Kjo ka bërë që tifozët turk të kërkojnë shkarkimin e trajnerit e kombëtares turke, Fatih Terim, i cili deri ditë më parë kishte lënën anash yllin e ekipit Arda Turan, shkruan fanatik.com.tr, transmeton Telegrafi.

Madje, ky i fundit pritet të shkarkohet nëse nuk fiton kundër përfaqësueses së Kosovës.

Ndryshe, ndeshja do të fillojë në ora 18:00, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/

Exit mobile version