Telegrafi

Tifozët katalonas zgjedhin pasuesin e Enriques te Barcelona

Pasi Luis Enrique deklaroi se nuk do të jetë më trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm, katalanasit po shqyrtojnë katër alternativa për të gjetur zëvendësuesin.

Në këto alternativa të mundshme bëjnë pjesë Ernesto Valverde (Athletic Bilbao), Unzue (Barça), Eusebio (Real Sociedad) dhe Ronald Koeman (Everton).

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka hapur një sondazh ku Juan Carlos Unzue ka marrë numrin më të madh të votave nga tifozët blaugranas.

Ndërsa në krahun tjetër, sipas burimeve të tabloidit Britanik “The Sun”, përveç drejtuesve të klubit, do të jenë edhe Lionel Messi dhe Andres Iniesta ata të cilët do të zgjedhin trajnerin e ardhshëm. /Telegrafi/