Telegrafi

Tifozët janë të bindur që Lionel Messi e mendoi asistimin magjik te goli i Neymar

Tifozët janë të bindur se Lionel Messi e mendoi asistimin e tij mahnitës për Neymar në ndeshjen hapëse të Paris Saint-Germain në Ligue 1 kundër Clermont Foot.

Messi nuk humbi kohë dhe ndikoi në ndeshje, duke vendosur në mënyrë të jashtëzakonshme Neymar para portës në minutën e nëntë të ndeshjes.

Pablo Sarabia pasoi një top te Messi, i cili me delikatesë e preku topin pak me këmbën e djathtë për ta pasur te braziliani i cili me një goditje të bukur shënoi për 1-0.

A e kishte menduar Messi pasimin e tij për Neymar? Epo, fansat në internet mendojnë që po.

PSG shënoi edhe dy herë të tjera me Achraf Hakimin dhe Marquinhos për të shkuar në pushim me rezultat 3-0./Telegrafi/