Site icon Telegrafi

Tifozët izraelitë shkaktuan skandal para ndeshjes mes Ajaxit dhe Maccabit

Tifozët e Maccabit mbrëmë nuk mbajtën asnjë minutë heshtje në kujtim të më shumë se 200 personave që humbën jetën në përmbytjet në Spanjë, por kënduan dhe hodhën fishekzjarre para ndeshjes me Ajaxin në Ligën e Evropës, shkruan gazetat spanjolle Marca dhe AS.

Të dyja mediat kanë bashkangjitur edhe pamjet nga stadiumi së bashku me informacionin në uebsajtet e tyre.

“Ultrasit e Maccabi sabotuan një minutë heshtje në kujtim të atyre që vdiqën në Valencia”, shkruan.

Kujtojmë se të paktën 219 persona humbën jetën në juglindje të Spanjës dhe rreth 80 janë ende në kërkim, pasi lumenjtë përmbytën vendet atje.

Për këtë arsye, ndeshjet e garave evropiane kanë nisur këtë javë me një minutë heshtje.

Para ndeshjes, tifozët e Maccabi brohoritën mesazhe përçmuese kundër Palestinës në rrugët e Amsterdamit dhe hoqën flamurin palestinez nga dritarja e një ndërtese.

Këtë vit Spanja, Sllovenia, Irlanda dhe Norvegjia njohën pavarësinë e Palestinës brenda kufijve të vitit 1967 dhe i bënë thirrje Izraelit që të tërheqë ushtrinë e tij nga territoret e pushtuara. /Telegrafi/

Exit mobile version