Telegrafi

Tifozët hyjnë në fushë, sulmojnë futbollistët e Bregut të Fildishtë dhe Senegalit (Video)

Miqësorja mes Bregut të Fildishtë dhe Senegalit nuk ka përfunduar në kohën e rregullt.

Takimi është ndërprerë në minutën e 88 pasi që disa tifozë u futën në fushë dhe u përpoqën që të “sulmonin” futbollistët.

Pas kësaj gjyqtari kryesor Tony Chapron ndërpreu takimin, kur rezultati në semafor tregonte shifrat 1:1.

Theksojmë se golashënues për Senegalin ishte ylli i Liverpoolit, Sadio Mane ndërsa për mysafirët realizoi Gohi. /Telegrafi/