Miqësorja mes Bregut të Fildishtë dhe Senegalit nuk ka përfunduar në kohën e rregullt.
Takimi është ndërprerë në minutën e 88 pasi që disa tifozë u futën në fushë dhe u përpoqën që të “sulmonin” futbollistët.
Pas kësaj gjyqtari kryesor Tony Chapron ndërpreu takimin, kur rezultati në semafor tregonte shifrat 1:1.
Theksojmë se golashënues për Senegalin ishte ylli i Liverpoolit, Sadio Mane ndërsa për mysafirët realizoi Gohi. /Telegrafi/