Atmosferë e zjarrtë afër stadiumit ‘Fadil Vokrri’ ku Kosova do të përballet me Bullgarinë.
Dyert e stadiumit janë hapur dhe tifozët po futen brenda.
Ka atmosferë të mirë dhe me këngë po kërkojnë fitoren e Kosovës.
‘Dardanët’ në rrugë me këngë dhe fishekzjarrë po ashtu po bëjnë atmosferë.
Ndeshja fillon në ora 20:45. /Telegrafi/