Telegrafi

Tifozët e Werderit sulmojnë me ngjyrë autobusin e Hamburgut të Mavrajt (Foto)

Një gjest i pahijshëm ka ndodhur sot në Gjermani.

Bundesliga gjermane ka qenë gjithmonë njëri ndër kampionatet më të ndjekura, me tifozëritë e të gjitha skuadrave që kanë mbushur përplot stadiumet.

Kampionati gjerman ka qenë gjithashtu i njohur edhe për rivalitetin e tifozëve dhe skuadrave vetëm brenda fushës, por si duket tani inati dhe rivaliteti ka kaluar edhe jashtë saj, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Bartra mban premtimin, pasi e gjeti tifozen ‘guximtare’ ia dhuron edhe fanellën (Foto)

Kjo pasi në ndeshjen e sotme në mes të Werder Bremen dhe Hamburg, skuadra mysafire është sulmuar nga tifozët e vendasve, të cilët e kanë goditur autobusin e tyre me ngjyrë.

Sulmi ndaj autobusit të skuadrës së mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj u godit me të mbërritur këtë pasdite në Werder.

Kështu duket autobusi i Hamburgut pas sulmit me ngjyrë

Megjithatë, mësohet se këto dy skuadra kanë një rivalitet ndër vite dhe njihet edhe si njëri nga derbin e Bundesligas.

Policët në ndihmë të skuadrës së Mavrajt!

Ndryshe, ndeshja ka filluar nga 15:30 dhe Mavraj është titullar te skuadra e tij. /Telegrafi/