Jose Mourinho ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion në dy ndeshje nga Milani.
Pasi ishte mposhtur 1-2 në Olimpico me Romën e tij në tetor, Rossonerët kanë triumfuar ndaj Giallorosëve 3-1 në ndeshjen e mbrëmshme.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka qenë cak i tifozëve vendas të cilët e kanë vërshëllyer gjatë 90 minutave sa u zhvillua ndeshja.
Special One ka zbuluar se tri vite më parë kishte ofertë nga Milani dhe e kishte refuzuar atë, por thotë se tani është i kënaqur që ka marrë atë vendim.
“Kur shoh se si ka reaguar San Siro për ardhjen time më jep një kënaqësi të madhe. Kam pasur ofertë nga Milani tre vjet më parë që më donte në Milano dhe pas tre ditësh vendosa ta refuzoja. Më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme që kam marrë atë vendim”, deklaroi Mourinho.
Tutje trajneri portugez ka thënë se është i pasionuar pas Romës dhe do të jap gjithçka për këtë skuadër.
“Unë jam i pasionuar pas Romës, do t’i jap gjithçka për Romën. Por duke u kthyer, pas asaj që ndodhi sot jam dyfish i kënaqur me përgjigjen që dhashë. Ata erdhën por unë thashë: Kthehuni në shtëpi sepse unë nuk pranoj”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/