Telegrafi

Tifozët e Unitedit të bindur për transferin e radhës, pas gjestit të Ten Hag ndaj Tielemans

(Foto: Screenshot/Twitter/Sky Sports)

Tifozët e Manchester Unitedit kanë reaguar në rrjetet sociale në lidhje me Youri Tielemans, pas gjestit të Erik ten Hag.

Mbështetësit e Djajve te Kuq kanë thënë me shaka se 25-vjeçari është rrugës për në Old Trafford dhe mund të transferohet në verë.

Brendan Rodgers e inkuadroi mesfushorin e Leicester Cityt në lojë në pjesën e dytë të humbjes prej 3-0 nga Unitedi.

Derisa Tielemans po përgatitej ta zëvendësonte Kiernan Dewsbury-Hall, Ten Hag shkoi drejt futbollistit dhe i bëri një goditje përkëdhelëse në shpinë para se të hynte në fushë.

(Foto: Screenshot/Sky Sports)

Belgu ka kontratë deri në fund të sezonit në King Power Stadium dhe deri më tani i ka refuzuar ofertat për rinovim. Ai vazhdon të lidhet me një transferim me parametrat zero te Man United apo Arsenali në afatin kalimtar veror.

Lexo po ashtu Arsenali favorit për transferimin e Youri Tielemans

Prandaj, tifozët e Djajve të Kuq janë shprehur të bindur se pas këtij gjesti të trajnerit, ai do t’i bashkohet klubit të tyre në fund të këtij edicioni. /Telegrafi/