Telegrafi

Tifozët e Unitedit të befasuar nga ndryshimi trupor i Rashfordit – anglezi para një sfide të madhe

Marcus Rashford është shfaqur për stërvitjet parasezonale të Manchester United në formën më të mirë të karrierës së tij përpara një edicioni të ri.

24-vjeçari pati vështirësi sezonin e kaluar dhe shënoi vetëm pesë gola në të gjitha garat – statistika i tij më i ulët që nga debutimi në vitin 2016.

Rashford humbi vendin e tij nga Anthony Elanga dhe ai madje e gjeti veten jashtë kombëtares angleze të Gareth Southgate.

Lexo po ashtu Rashford i ngazëllyer me taktikat e Ten Hag qysh në seancën e parë stërvitore te United

Me trajnerin e ri të United, Erik ten Hag dhe Kupën e Botës vetëm pesë muaj larg, Rashford e di se është në një udhëkryq.

Sulmuesi është pjesë e turneut veror të United dhe skuadra mori pjesë në një seancë të hapur stërvitore në Bangkok këtë mëngjes.

Rashford dukej dukshëm më i zhvilluar dhe ai ka punuar qartë në fizikun e tij në pushim.

Lexo po ashtu Shtatë objektivat kryesore të Erik ten Hag në Man Utd - a mund të rikthehen Djajtë e Kuq?

Muajin e kaluar, ai postoi një video të regjimit të tij të stërvitjes në Instagram dhe mbishkrimin e tij: “3 seanca dhe ndihem mirë pas një pushimi të mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm. Kthehemi në punë”.

United përfundoi në vendin e gjashtë në Ligën Premier dhe do të luajë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm, derisa shpresojnë që të rikthehen sa më parë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/