Telegrafi

Tifozët e Unitedit me protestë interesante, një pankartë nga aeroplani kërkon largimin e drejtuesit Ed Woodward

Tifozët e Manchester Unitedit janë të pakënaqur me situatën dhe rezultatet e klubit dhe po kërkojnë përgjegjësi nga drejtuesit.

Djajtë e Kuq po përjetojnë një fillim sezoni të keq pasi kanë vetëm nëntë pikë nga tetë ndeshjet e para dhe renditen në pozitën e 15-të.

Situata e klubit dhe rezultatet e dobëta kanë bërë që tifozët e Unitedit ta humbin tashmë durimin.

Lexo po ashtu Manchester United dështoi, Arsenal shkëlqeu: Fituesit dhe humbësit në këtë afat kalimtar të Ligës Premier  

Sipas tyre, fajtorët kryesorë janë drejtuesit e klubit, të cilët kanë plot gjashtë vite që nuk po mund ta këndellin ekipin.

Pas protestave të vazhdueshme në rrjetet sociale, por edhe në stadium, sot (e diel) një protestë e tillë ka ardhur edhe gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit.

Disa tifozë të Unitedit kishin përgatitur një pankartë, ku kërkohej dorëheqja e nënkryetarit ekzekutiv, Ed Woodward.

Ata kishin shkruar: “Ed – vazhdon të dështoj: Woodward -largohu”, pankartë e cila kalonte mbi stadium nga një aeroplan. /Telegrafi/