Manchester Unitedi fitoi ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1 në Ligën Premier.
Dy golat për vendasit i shënoi Marcus Rashford, në të dy kishte dorë Romelu Lukaku.
Tek i pari asistoi, ndërsa te i dyti ishte pjesëmarrës vendimtar në aksionin e golit.
Belgu duke po jep maksimumin për Djajtë e Kuq dhe këtë nuk ngurron ta tregojë asnjëherë me festimet e tij.
Te goli i dytë nga Rashford, ai ra me dy gjunjë në tokë dhe me duar lart iu falënderua Zotit për golin e skuadrës.
Normalisht që kjo gjë u komentua dhe u pëlqeu shumë nga tifozët e Unitedit në rrjetet sociale.
24-vjeçari në Ligën Premier ka shënuar 14 gola këtë sezon dhe ka dhuruar gjithsej shtatë asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kqe8aGoWSA8
Asistimit te goli i parë:
https://www.youtube.com/watch?v=oD3qfV7YXHo