Duket se tifozët e Manchester Unitedit nuk janë aspak të kënaqur me transferin e tyre 120 milionësh.
Pas humbjes prej 2-1 nga Manchester City në Old Trafford, disa tifozë të Unitedit kanë folur për aspektet negative të ndeshjes.
Pogba kishte një ditë jo të mirë dhe këtë e vërejtën edhe tifozët e Unitedit të cilët ishin plot vrer e kritika në lojtarin, shkruan Telegrafi.
“Ai nuk u shfaq në fushë” dhe “nuk dha aq sa duhet”, ishin ndër kritikat e tifozëve të Manchester Unitedit.
Me gola të Iheanachos dhe De Bruynes, City i Guardiolas arriti të fitonte ndaj Unitedit ku vetëm goli i Ibras nuk ishte i mjaftueshëm. /Telegrafi/