Tifozët e Manchester Unitedit kanë filluar të ëndërrojnë për transferimin eJadon Sanchos nga Borussia Dortmundi.
Sky Sport Germany raportoi sot se lojtari ka kërkuar largimin nga skuadra gjermane me të përfunduar ky sezon.
Daily Mirror raporton tani se anësori anglez do të kalojë në Old Trafford për 120 milionë euro me një pagë prej 250 mijë eurosh në javë.
Mediumi anglez raporton më tej se tifozët e Djajve të Kuq kanë filluar të zgjedhin numrin në fanellën e 19-vjeçarit.
Numri 7, 11 dhe 16, janë të lirë te Unitedi, gjersa bëhet e ditur se lojtari mund të bartë këtë të parin, që deri më tani mund të thuhet se ka qenë si i ‘mallkuar’ që nga largimi i Cristiano Ronaldos në drejtim të Real Madridit.
Angel Di Maria, Memphis Depay e Alexis Sanchez, nuk kanë arritur të tregojnë vetën nën numrin shtatë, mirëpo shpresojnë që një gjë e tillë mos t’i ndodhë Sanchos. /Telegrafi/