Site icon Telegrafi

Tifozët e United besojnë se edhe Ten Hag është kundër Familjes Glazer me veprimin e fundit

Tifozët e Manchester United kanë protestuar sërish kundër Familjes Glazers, derisa veprimet e Erik ten Hag i konsideruan si dakord me qëndrimin e tyre anti-pronarëve, me protesta që u zhvilluan të dielën.

Me familjen Glazer duke shikuar shitjen e mundshme të klubit në ditët e fundit, tifozët dolën në rrugët e Mançesterit përpara ndeshjes.

Edhe pasi fitorja 1-0 ishte siguruar, ata vazhduan të këndojnë këngë kundër Glazer.

Lexo po ashtu Jadon Sancho i drejtua ashpër Bruno Fernadesin në duelin e United me Aston Villan

Kur Ten Hag u largua nga fusha, pas fitores, para tij u hodh një shall verdhë dhe jeshile, ai e mori atë, e rrotulloi dhe e hodhi prapa, siç mund të shihet në videon më poshtë.

“Kjo mund të jetë situata më domethënëse e çdo trajneri të United ndonjëherë” deklaroi në mënyrë dramatike një tifoz.

“Për herë të parë shoh një trajner të United duke dhënë shenja se është kundër pronarëve”, shtoi një i dytë.

Lexo po ashtu Man Utd fiton ndaj Aston Villas, kthehet te fitorja për të vazhduar në mënyrë komode në zonën Championës

Një i tretë bëri shaka: “Ai nuk është këtu vetëm për të marrë rrogën, ai është këtu për të marrë kontrollin”.

Ishte ndeshja e parë që nga afati i së premtes për ofertat e treta nga Sheikh Jassim dhe Sir Jim Ratcliffe, dy blerësit më të mundshëm të klubit Old Trafford. /Telegrafi/

Exit mobile version