Site icon Telegrafi

Tifozët e Tiranës nuk lejojnë skuadrën të stërvitet

Tifozët e Tiranës nuk kanë lejuar lojtarët të nisin seancën stërvitore të radhës, një ditë pasi drejtuesit e Tiranës dhe ata të Partizanit arritën marrëveshjen për stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kjo marrëveshje bën që Partizani të zhvillojë ndeshjet e mbetura si pritës në stadiumin e Tiranës dhe këtë gjë tifozët e skuadrës më të titulluar në vend nuk e kanë pranuar aspak.

“Nuk ka shans të luajë njeri në fushën tonë. Ne jemi emblema, jo ju”, u kanë thënë tifozët lojtarëve kur ata kanë zbritur në terren për të zhvilluar seancën stërvitore.

Exit mobile version