Telegrafi

Tifozët e Slovan Bratislavës nuk u ndalën me provokime: Baner skandaloz dhe thirrje raciste kundër shqiptarëve të Feronikelit

Ndeshja mes Slovan Bratislavës dhe Feronikelit në kuadër të Ligës së Evropës është mbyllur me rezultat 2-1 në të mirë të sllovakëve.

Nono dhe Sporar shënuan për Slovan Bratislavën, ndërkaq për Feronikelin shënoi Mendurim Hoti, për ta lënë të hapur ndeshjen kthyese.

Ashtu edhe siç pritej, tifozët sllovakë provokuan futbollistët nga Kosova në këtë ndeshje.

Fillimisht, në tribuna u panë banerët me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Më pas tifozët kënduan kore raciste ndaj skuadrës kosovare, sidomos në fund të ndeshjes, kur skuadra e tyre ishte e pafuqishme të bënte diçka më shumë.

Këto gjëra duhet të kenë rënë në sytë dhe veshët e zyrtarëve të UEFA-s, që janë shumë rigoroz në thirrje të tilla.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Prishtinë në stadiumin Fadil Vokrri pas një jave./Telegrafi/