Telegrafi

Tifozët e skuadrës kundërshtare e presin Materazzit me maska të Zidanes

Superliga e Indisë ka vite që është kthyer në atraksion pasi shumë futbollistë të mëdhenj kanë luajtur atje.

Por një klub i quajtur Kerala Blasters, do të përballet me Chennaiyin që trajner e kanë legjendën italiane Marco Materazzi.

Klubi ka kërkuar nga tifozët që ta bartin nga një maskë të Zinedine Zidanes.

Jo pak tifozëve, por 35 mijë prej tyre.

Materazzi si trajner

Kjo sipas tyre është një formë spektakli që do ta ngacmojë paksa Materazzin.

Italiani kishte pësuar goditje në gjoks nga francezi në finalen e Kampionatit Botëror.

Të dy skuadrat janë në mesin e renditjes. /Telegrafi/