Tifozët e Schalkes me një koreografi spektakolare kanë kujtuar fitoren e madhe kundër Interi, ndërsa kjo iu ka kushtuar hiq më pak se 120 mijë euro.
Schalke 04 ka fituar në vitin 1997 Kupën UEFA, pasi që mundi në finale skuadrën e Interit, pas penalltive.
Ndeshjen e parë e kishte fituar Schalke me rezultatin 1-0, me gol të Marc Wilmots, ndërsa në të dytën zikaltrit triumfuan falë golit të Ivan Zamoranos.
Pas penalltive skuadra gjermane kishte fituar me rezultat 4-1.
Ajo fitore është përkujtuar nga tifozët në ndeshjen e fundit me Hamburgun.
Me një koreografi në të gjithë stadiumin tifozët kujtuan atë fitore të madhe, por shuma sa ka kushtuar do tu lë pa mend.
Rreth 120 mijë euro ka kushtuar kjo koreografi dhe shpenzime janë kryer na vetë tifozët e skuadrës së madhe gjermane.
Ky ishte trofeu i fundit i fituar i madh nga ‘Minatorët’ apo siç njihen ndryshe ‘Blutë Mbretëror’ në arenën ndërkombëtare. 20 vite pa asnjë trofe evropian, por me 62 mijë tifozë në stadium. Ata kishin fituar edhe Intertoton në sezonet 2004 dhe 2005, garë që më nuk ekziston. /Telegrafi/