Roma ka pësuar humbje të thellë prej 6-1 nga Bodo/Glimt në ndeshjen e Ligës së Konferencës që u zhvillua në Aspmyra Stadion.
Rreth 400 tifozë të Giallorossëve kishin udhëtuar në Norvegji për ta ndjekur skuadrën e tyre të zemrës dhe u zhgënjyen shumë.
Në fund të takimit, lojtarët e ekipit italian u afruan te pjesa e tribunave ku ndodheshin ultrasit e tyre për t’u kërkuar falje.
The AS Roma fans who travelled to Norway confronted the players after Roma lost 6-1 to Bodo/Glimt pic.twitter.com/Td30lt39jG
— AS Roma 🇮🇹 (@ASRomaggica) October 21, 2021
Edhe pse kjo nuk ishte humbja më e thellë e Romës në Evropë (pasi kanë humbur 7-1 në Ligën e Kampionëve), fakti që ishte humbje ndaj një ekipi më të dobët në një garë më pak prestigjioze, e bënte më turpëruese.
Tifozët e Romës në stadium ishin të nevrikosur me lojtarët e tyre duke brohoritur në mënyrë ofenduese dhe duke protestuar.
Të udhëhequr nga kapiteni Lorenzo Pellegrini, futbollistët e Giallorossëve shkuan pranë tyre për t’u kërkuar falje.
Është hera e parë në karrierën e Jose Mourinhos që një skuadër e tij pranon gjashtë gola. /Telegrafi/