Site icon Telegrafi

Tifozët e Romës e ofenduan në kor, Ibrahimovic u ndëshkua me karton të verdhë pasi iu përgjigj në mënyrë epike

Milani ka arritur të fitojë derbin e xhiros së 11-të në Serie A përballë Romës.

Zlatan Ibrahimovic ka shënuar një gol të shkëlqyer nga gjuajtja e lirë përballë Romës.

Në momentin e festimit të golit, sulmuesi suedez është ofenduar në kor nga tifozët e Romës.

Thuajse të gjithë tifozët e pranishëm të Romës në stadium filluan të këndojnë ‘Sei uno zingaro’, që në gjuhen shqipe do të thotë ‘ti je një cigan’.

Fishkëllimat dhe ofendimet e tifozëve të Romës nuk i pëlqyen aspak sulmuesit suedez që vendosi t’i përgjigjej në mënyrë epike.

Ibra pas festës filloi duke bërë be duar në drejtim të tifozëve të Romës duke ironizuar me ta se nuk po ju dëgjoj dhe këndoni më shumë.

Kjo nga gjyqtari kryesor Maresca u vlerësua si provokim dhe Ibra mori edhe kartonin e verdhë.

Gjithsesi edhe pas përfundimit të ndeshjes, Ibra nuk i harroi tifozët e Romës, duke bërë gjeste me duar për fitoren e arritur në Olimpico. /Telegrafi/

 

Exit mobile version