Tifozët e Romës dhe Feyenordit kanë dhuruar spektakël pak pa filluar ndeshja me koreografit e tyre.
Tifozërit kanë provuar t’i japin një shtysë më shumë skuadrave me paraqitjet e tyre për finalen e Tiranës.
Ata kanë sfiduar vështirësitë e për të realizuar disa koreografi në tribunat përkatëse.
Pamjet e tyre janë spektakolare, me fansat që kanë krijuar gjithçka në limitet e kohës duke reklamuar ngjyrat e skuadrave në shkallët e stadiumit.
Roma nxori emrin e klubit, vitin e themelimit 1927 dhe flamurin italian.
Në anën tjetër tifozët e Feyenoord me flamuj dhe fishekzjarrë kanë provuar t’i japin zemër skuadrës. /Telegrafi/
Feyenoord's fans showed out for the #UECL Final. 😳 pic.twitter.com/TGYWx7Tr1Y
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) May 25, 2022