Telegrafi

Tifozët e Realit preferojnë Benzeman para Raulit

Trajneri Manuel Pellegrini duhet të vendosë para ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos se kush do të luajë në pozitën e qendërsulmuesit, francezi i ri, apo legjenda e Los Blancos.

Ndërkohë, sipas një sondazhi të bërë nga AS.com, 85% e tifozëve të Realit preferojnë që Benzema të jetë në sulm nga minuta e parë, ndërsa Raul të jetë në bankën rezervë. /Telegrafi/