Tifozët e Real Madridit po vërshojnë Instagramin e Kylian Mbappes me raportime për ‘mashtrim’.
Pamjet e këtyre raportimeve janë në të gjithë X, me tifozët madrilenë që pranojnë hapur se është në shaka, duke e raportuar llogarinë e sulmuesit si…”duke pretenduar se është futbollist.”
Dhe ata kanë arsyet e tyre, sidomos pas paraqitjeve të Mbappes në ndeshjet e fundit me Los Blancos.
Sigurisht, 8 gola në 15 ndeshje tingëllojnë solide, por vetëm në El Clasico, Mbappe arriti të grumbullojë po aq pozicione jashtë loje. Ishte e dhimbshme të shikoje – sikur harroi se si funksionon rregulli jashtë loje.
Shtoni zakonin e tij për të injoruar detyrat mbrojtëse dhe mund të shihni pse tifozët janë të frustruar – ky nuk është Mbappe që tifozët e klubit spanjoll menduan se po e transferonin.
Andaj, ata janë duke shprehur mllefin e tyre në llogarinë e tij në Instagram, duke tentuar që t’ia mbyllin. /Telegrafi/