Arda Guler bëri diçka që nuk do ta prisnit ta bënte një 18-vjeçar në ditën e tij të parë të stërvitjes në një klub të madh si Real Madrid.
Ai mori topin gjatë stërvitjes dhe bëri një pasim me thembër për të mashtruar plotësisht Alvaro Odriozolën.
Tifozët e Real Madridit në rrjetet sociale u mahnitën shumë duke parë klipin.
Një tifoz shkroi: “Për të dhënë atë pasim me thembër në moshën 18 vjeçare në seancën tënde të parë stërvitore në klubin më të madh në botë…talenti ka t**a”.
Një tjetër tifoz komentoi: “Nuk është vetëm pasimi me thembër, por se si ai u pozicionua për të dhënë një opsion për një lojtar tjetër, ai thjesht nuk u ndal pas saj, ai dinte se çfarë të bënte pas pasimit”.
Një tifoz shtoi: “Jo vetëm kaq, ai menjëherë vrapon përpara sikur e dinte se lojtari tjetër do t’ia kthente topin menjëherë pa e parë atë anë. Ishte sikur kishte sy në shpinë”.
Guler sigurisht që ka një të ardhme të ndritur te Real Madrid. Shpresojmë që klubi t’i japë atij kohë për t’u rritur, për të dëshmuar veten dhe për t’u bërë edhe më i madh. /Telegrafi/
https://twitter.com/Emini_Sir_Kay/status/1678665062733496321