Telegrafi

Tifozët e Real Madridi duan Iscon dhe Asension si titullar ndaj PSG-së dhe jo BBC-në (Foto)

Tifozët e Real Madridit kanë votuar në një sondazh rreth preferencave të tyre për formacionin e Mbretërve në ndeshjen e kthimit ndaj Paris Saint-Germain.

Real Madridi do të luaj nesër (e martë) ndaj PSG-së në ndeshjen kthyese të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse me një epërsi prej 3-1 nga ndeshja e parë, Reali pritet ta ketë të vështirë kualifikimin pasi PSG nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe as barazuar këtë sezon në Parc des Princes.

Kështu, gazeta e madhe spanjolle Marca ka bërë një anketë se kush duhet të luaj në ndeshjen kthyese ndaj francezëve.

Isco dhe Asensio janë të preferuarit e tifozëve të Realit (Foto:Marca)

Anketës së tyre ui përgjigjën hiç më pak se 45 mijë votues, të cilët befasisht nuk zgjodhën treshen e sulmit, Bale-Benzema-Cristiano apo ‘BBC’ si titullar.

Sipas tyre, në këtë ndeshje përkrah Cristiano Ronaldos duhet të luajnë dy spanjollët, Isco dhe Marco Asensio.

Tifozët gjithashtu zgjodhën që nga fillimi të luajnë mesfusha e përhershme me Luka Modric, Casemiro dhe Toni Kross, ndërsa befasi nuk pati as në mbrojtje me  Carvajal, Ramos, Varane dhe Marcelo, ndërsa në portë Keylor Navas.

Megjithatë, deri nesër (e martë) mbetet të shihet nëse Zinedine Zidane do t’ua bëj qejfin tifozëve apo do të zgjedh të luaj me formacionin e përhershëm titullar. /Telegrafi/

Formacioni i Realit sipas tifozëve: