Tifozët e PSV Eindhoven shfaqën skena të turpshme në Madrid para sfidës me Atleticon në kuadër të ndeshjes së dytë të Ligës së Kampionëve.
Ata kishin shkuar në kryeqytetin spanjoll për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës dhe gjatë paradites në “Plaza Mayor”, nisën t’i hidhnin monedha lypsarëve.
Gjatë kësaj kohe ata xhironin me celularë dhe qeshnin me ta, transmeton Telegrafi.
Sa herë që monedhat kapeshin në ajër, tifozët holandezë bërtisnin të gëzuar.
Ndërkohë, Atletico kaloi tutje duke u kualifikuar në çerekfinale të garës më prestigjioze evropiane për klube pasi mposhti holandezët në penalti. Paraprakisht, pas dy takimeve rezultati ishte i barabartë, 0:0./Telegrafi/
Tifozët e PSV-së tallen me refugjatët sirianë
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-16