Që kur Real Madridi e fitoi ndeshjen e parë ndaj Paris Saint Germainit me rezultat 3-1 në Santiago Bernabeu, një nga temat më të përfolura në media është se a do të arriji klubi francez ta kthejë rezultatin në ndeshjen e dytë dhe kështu të kualifikohet në çerekfinale.
Që kjo të ndodh tifozët e PSG-së janë duke e bërë të pamundurën.
Përveç deklaratave, koreografive në ndeshjet e fundit, ata në orët e para të së martës, rreth 01:30 kanë tentuar të zgjojnë lojtarët e Realit nga gjumi.
Një grup i tyre janë mbledhur para hotelit ku po qëndrojnë Los Blancos dhe me fishekzjarre kanë tentuar të bëjnë zhurmën e mjaftueshme që lojtarët të zgjohen.
Kjo është bërë për t’ia prishur rehatinë dhe që të jenë sa më të rraskapitur për ndeshjen e së martës mbrëma.
Pas kaosit që ata arritën ta bëjnë ka intervenuar policia lokale, që me sirenat e tyre të zhurmshme vetëm se i kanë bërë një tjetër favor tifozëve të PSG-së.
Dy tifozë janë arrestuar dhe janë dërguar në stacion për t’u marrë në pyetje.
Vlen të theksohet se në rrjet sociale tifozët e PSG-së tash e një kohë kanë filluar një slogan motivues: “Së bashku do t’ia dalim”, por a do t’ia dalin pa Neymarin, kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/
At 01.30 am a group of Ultras PSG went to wake up the Real Madrid players at the hotel they were staying at.. #PSGRMA. 💥🔥😅 pic.twitter.com/CHxKycVQac
— TheRealCasuals (@Real_Casuals_66) March 6, 2018