Site icon Telegrafi

Tifozët e PSG-së tallen me Piquen pas prezantimit të Neymarit (Foto)

Neymar u prezantua sot (e shtunë) para tifozëve të Paris Saint Germainit në Parc des Princes.

Braziliani u transferua në Paris nga Barcelona për 222 milionë euro.

Me këtë rast tifozët janë tallur me Gerard Piquen, i cili ditë më parë kishte postuar një fotografi me Neymarin në rrjetet sociale dhe kishte shkruar ‘qëndron’.

Tani tifozët e klubit francez nisur nga kjo kanë krijuar diçka të bukur dhe qesharake. Në vend te emrit kanë shënuar ‘qëndron’, ndërsa njëri nga tifozët në stadium gjatë prezantimin kishte një fanellë me mbishkrimin “nuk qëndron’ (duke tallur edhe klubin katalnuas).

Pique për rastin në fjalë ka thënë se e ka postuar fotografinë me atë mbishkrim pasi dëshironte që Neymar të qëndrojë në Barcelonë.

E gjitha kjo kishte ndodhur gjatë një darke mes tyre edhe pse braziliani i kishte kërkuar mos ta bëjë. /Telegrafi/

Exit mobile version