Telegrafi

Tifozët e PSG-së shkatërruan vetura, ndezën zjarre dhe u përleshën me policinë pas humbjes nga Bayerni

(Foto: Kiran Ridley/Getty Images/Guliver)

Imazhe të zjarreve dhe veturave të shkatërruara në afërsi të Champs-Elysees në Paris janë shpërndarë pas humbjes së Paris Saint-Germainit nga Bayern Munichu në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mijëra tifozë të kamponit francez ishin mbledhur në kryeqytet për ta përcjellë finalen e madhe, mirëpo mbetën zemërthyer, kur skuadra e tyre pësoi humbje me golin e Kingsley Coman në pjesën e dytë.

Ndërsa zhgënjimin e tyre e kanë shprehur pas fundit të takimit duke dëmtuar vetura, duke ndezur zjarre në vende të ndryshme dhe duke u përleshur me policinë.

(Foto: Kiran Ridley/Getty Images/Guliver)

Parisi mbetet zonë e kuqe lidhur me pandeminë e COVID-19, ndërsa tifozët i kanë shkelur rregullat duke u grumbulluar në Champs-Elysees dhe në stadiumin Parc des Princes.

Lexo po ashtu Pamje nga festa e Bayern Munichut pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Kjo ishte finalja e parë në histori të PSG-së, ndërsa lojtarët e Thomas Tuchel i patën rastet e tyre në këtë sfidë. /Telegrafi/

(Foto: Kiran Ridley/Getty Images/Guliver)

 

(Foto: Kiran Ridley/Getty Images)