Juventusi fitoi me rezultat 3-0 në Allianz Stadium ndaj Atletico Madridit dhe kështu u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Të gjithë golat për Zonjën e Vjetër i shënoi Cristinao Ronaldo, fillimisht portugezi shënoi në minutën e 27-të, pastaj 48′ dhe 86′.
Pas kësaj paraqitje fantastike CR7 ishte heroi i klubit bardhezi, duke iu treguar edhe një herë të gjithëve se me atë në skuadër Juve është favorit për titullin në LK.
34-vjeçari pas ndeshjes vendosi të darkojë me familje në një nga restorantet e qytetit dhe pritja nga të pranishmit ishte fantastike.
Teksa Ronaldo po largohej nga restoranti të gjithë e duartrokitën dhe këtë e priti me buzëqeshje ylli portugez. /Telegrafi/