Telegrafi

Tifozët e PAOK-ut: Maqedonia është një dhe ajo është këtu (Foto)

Ekipi nga Selaniku PAOK sonte në fushën e vete e priti ekipin e Chelsea në ndeshje në Europa Leguae, por për tifozët grek ndeshja e futbollit ishte në rend të dytë.

Ata vendosën një mbishkrim të madh ku thuhet “Maqedonia është një dhe e vetme dhe ajo është këtu” ndërsa mbishkrimi ishte në gjuhën angleze, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reagimet vijnë si pasojë e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë për kontestin dekadash për çështjen e emrit./Telegrafi/