Telegrafi

Tifozët e ofenduan Hysajn, shqiptarit i dalin në mbrojtje gazetarët

NAPLES, ITALY - DECEMBER 19: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the TIM Cup match between SSC Napoli and Udinese Calcio at Stadio San Paolo on December 19, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Elseid Hsyaj është një nga futbollistët që konsiderohet i pazëvendësueshëm për skuadrën e Napolit.

Mirëpo, në ndeshjen e fundit, mbrojtësi shqiptar nuk ishte në një ditë të mirë, kur edhe u bë shkaktar i një penalltie.

Kjo ka bërë që një prej napolitanëve të pranishëm në stadium të ofendojë atë: “Merr një gomone dhe ktheu në Shqipëri”.

(Foto: Getty Images)

E kjo ka bërë që një nga faqet më të mëdha pranë skuadrës dhe qytetit, Il napolista, të mbajë një qëndrim për këtë akt, shkruan Panorama Sport.

“Na ka kthyer 30 vite pas ai që iu drejtua Hysajt me atë frazë. Pse merremi gjithmonë me Hysajn, Reinan ose Ruin?”.

“Pse ne napolitanët shohim gjithmonë gotën gjysmëbosh?! Në shumë raste, ne jemi të pashpirt në atë që themi dhe shohim”.

(Foto: Getty Images)

“Shumë të tjerë vlerësojnë Napolin për lojën dhe elementet që ka, ndërsa ne edhe në periudhë festive kritikojmë”, ka shkruar sajti italian në lidhje me ofendimin e bërë ndaj shqiptarit.