Mbështetësit e Newcastles i kërkuan Cristiano Ronaldos t’u bashkohej nga Manchester United me një pankartë.
Tifozeria e The Magpies shpresojnë për disa transferime të mëdha pas blerjes së ekipit prej 350 milionë euro nga Arabia Saudite.
Dhe një mbështetës ka synuar lart duke u përpjekur të bindë Ronaldon që të kalojë në St James’ Park.
Tifozi mbajti një pankartë ku shkruhej: “Është pothuajse 2022, NUFC është klubi për ju”.
Ata madje kishin ngjitur një imazh të kapitenit të Portugalisë me fanellën e Newcastle.
As Ronaldo nuk mundi ta shpëtonte Unitedin te Newcastle, me golin e barazimit të Edison Cavanit që i shpëtoi një pikë. /Telegrafi/