Tifozët e Milanit kanë filluar hakmarrjet për portierin e tyre në largim, Gianluigi Donnarumman.
Portieri 18 vjeçari italian ka bërë publike dëshirën e tij për të mos vazhduar kontratën me Milanit dhe të largohet nga klubi këtë verë ose në vitin e ardhshëm kur edhe i skadon kontrata.
Megjithatë, këtë vendim të tij nuk e kanë pritur tifozët Rossonerë të cilët e shihnit Donnarumman si pjesë përbërëse e Milanit të ri që do të rilind.
Kështu, tifozët e Milanit e kanë vënë në siklet italianin që ndodhet me kombëtaren e Italisë U-21 në Kampionatin Evropian në Poloni.
Disa tifozë të Milanit në ndeshjes ndaj i kanë hedhur atij disa letra me dukje si të monedhave te porta, duke aluduar se janë paratë ato që e kanë bërë Donnarumman të vendos largimin nga gjiganti italian. /Telegrafi/
Fake dollars being thrown at Donnarumma during Italy U-21's game against Denmarkhttps://t.co/88mNulK8SX
— Milan Eye (@MilanEye) June 18, 2017
https://twitter.com/LFCFansCorner/status/876523181506539527