Tifozët e Milanit kanë lansuar një varg ofendimesh ndaj portierit Gianluigi Donnarumma para fillimit të ndeshjes ndaj Veronas.
Pas spekulimeve për një largim të Donnarummas menjëherë kanë reaguar tifozët e MIlanit.
Edhe pse ka shumë pak tifozë në San Siro për këtë ndeshje, emri i Donarummas është vërshëllyer nga tifozët kur është lexuar nga spikeri i stadiumit dhe ka pasur kore ofenduese në drejtim të tij gjatë nxehjes.
“Dhunë morale, gjashtë milionë euro në vit dhe nënshkrim i një vëllai parazit? Tash shko, durimi jonë ka përfunduar”, shkruan në një baner të tifozëve Rossonerë.
Ata ju referuan faktit se Milani ka sjellë vëllain e tij Antonio, i cili është në stol, si një prej arsyeve pse Donnarumma po qëndron në klub.
Më parë tifozët Rossonerë kanë hedhur dollarë false në drejtim të tij gjatë angazhimeve me Italinë U21.
Donnarumma është lidhur me transferime te Real Madridi dhe PSG. /Telegrafi/